Mësimdhënësit kanë marrë shtesat e para të premtuara nga Qeveria Hoti në vlerë prej 100 eurosh, ka bërë të ditur Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencave të Kosovës.
Ymeri ka thënë se kërkesë e tyre është t’i marrin shtesat për aq muaj sa kanë punuar online.
“Këto janë shtesat e para, që bruto diku i bie rreth 85 euro. Ne kemi kërkuar që t’i marrim shtesat për tërë muajt që kemi punuar nga shtëpitë (online), ka thënë Ymeri për KOHËN.
Gjatë muajit të kaluar, Qeveria në detyrë ka vendosur që për shkak të orëve të shtuara të punës gjatë pandemisë, mësimdhënësit do t’i marrin dy shtesa.