Mësimdhënësit në ditën e dytë të grevës, SBAShK-u i vendosur deri në realizimin e kërkesave

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 09:52 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mësimdhënësit në gjithë vendin kanë hyrë në ditën e dytë të grevës. Me këtë rast kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist kanë vizituar çerdhen “Lulevera” në lagjen Dardania në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj tha se kjo grevë është bërë pa dëshirë, por duke pasur parasysh se krerët institucional nuk kanë reflektuar ndaj kërkesave të punëtorëve të arsimit janë ndjerë të detyruar të hyjnë në këtë grevë.

“Ne grevën e djeshme të 100% të institucioneve janë në grevë shkak i kësaj që nga maji jemi mundu me dialog e pa pas nevojë për grevë me i realizuar kërkesat tona ligji i pagave është diskriminues e sidomos për çerdhen, sindikalistët kanë kërkuar që edhe ju me qenë ne grevë e di që nuk keni pas dëshirë por nuk kemi pas zgjedhje tjetër”.

“Ne gjithëmonë kemi punuar për tjerët, por erdhi koha të mendojmë edhe për vetën kur të tjerët nuk po mendojnë”, tha ai.

Jasharaj edhe një here tha se kërkesa e tyre është legjitime dhe e merituar.

Sipas tij, hyrja e çerdheve në grevë e ka forcuar edhe më shumë këtë atë.

“Kërkesa jonë është legjitime dhe kërkojmë të kemi vend meritor në këtë projektligj. Ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë nga tjerët, por kërkojmë vendim meritor dhe jo të jemi në fund të listës për paga”, tha ai.

“Me hyrje të çerdheve në grevë e keni forcuar edhe më shumë grevën”, tha ai.

Jasharaj tregoi për takimin e tyre me zëvendëskryeministrin Fatmir Limajn, ministrin e Arsimit Shyqyri Bytyqi, dhe deputetin Nait Hasanin.

“Dje jemi takuar me ministrin Bytyqi e Limajn e Nait Hasanin rezultatet e para të unitetit tonë po vërehet se janë lëvizjet e para, por qëllimi ynë ende është larg. Koeficienti në sektorin e arsimit duhet patjetër të ndryshojë”, shtoi ai.

Jasharaj u premtoi se SBAShK-u nuk do heq dorë nga greva deri sa vetë punëtorët të heqin dorë dhe nuk do heqin dorë nga greva deri në plotësimin e plotë të kërkesave të tyre.

Ahmet Pllana, kryetar i Sindikatës së Prishtinës tha se kanë ardhur në janë këtu për t’i përkrahur grevistët e kësaj çerdheje.

“Kjo është e imponuar dhe pa dëshirën tonë për shkak të ligjit të pagave jemi të detyruar për grevë”, tha Pllana.

Leonora Lokaj nënkryetare e BSPK-së, tha se gjithmonë do të jenë në mbështetje të punëtorëve të arsimit, raporton EO.

“SBAShK-u edhe sindikatat tjera janë munduar që me negociata të qesin në pah pakënaqësitë e tyre për koeficient por nuk rezultuan me sukses”, tha Lokaj.

Grevistët e kësaj çerdheje kërkuan nga SBAShK-u që të mos i tradhtojnë punëtorët e arsimit siç ka ndodhur më herët.

Të ngjashme