Mesiq: Dikush nuk mund të çlirohet nga synimet për shtet të madh

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Në punët e brendshme të Malit të Zi, përmes Kishës Ortodokse Serbe, “ka ndërhyrë një politikë që dukej se ishte ndalur në rajonin tonë. Por, disa po e rikthejnë atë. Po e rikthejnë përmes mesazhit të ‘botës serbe’”, thotë në një intervistë Stjepan Mesiq, ish-president i Kroacisë.

Në këtë mënyrë, Mesiq komenton tensionet në Mal të Zi që ka shkaktuar shugurimi i kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Malazezët janë thellësisht të ndarë për lidhjet e vendit të tyre me Serbinë dhe Kishën Ortodokse Serbe.

Mesiq thotë se, qartazi, “dikush nuk mund të çlirohet nga synimet për shtet të madh”.

Sipas tij, në Ballkan nuk mund të ketë ndryshim të kufijve, ndërsa për Kosovën thotë se është njohur në masë të madhe dhe se të tjerët që nuk e kanë pranuar, “do ta bëjnë këtë”.

“Ngjarjet në Mal të Zi janë çështje e tij e brendshme, por ka edhe implikime të tjera. Është e qartë se bëhet fjalë për ndërhyrje të Kishës në punët shtetërore – gjë që nuk është e mirë. Konkretisht, bëhet fjalë për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe, të udhëheqjes së Kishës Ortodokse në Beograd, në çështjet fetare, por edhe në punët shtetërore të Malit të Zi’, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme