Agim Ademi gjatë ditës së sotme ka thënë se te Kosova pritet ardhje të reja.
Madje, i pari i FFK-së, ka thënë se prurjet e reja do të vijnë gjatë muajt të ardhshëm.
Gazeta Olle me burime pran FFK-së mësojnë dy emrat e prurjeve të reja te Kosova.
Bëhet fjalë për dyshen Elvis Rexhbecaj dhe sulmuesin e Bayernit, Leon Dajaku.
Rexhbecaj luan te skuadra e Bundesligës gjermane, Wolfsburg.
Pozita e tij është mesfushor defanziv ndërsa aktualisht vlen rreth 8 milionë euro.
21 vjeçari pritet të jetë goditje e madhe e Kosovës për duelet ndaj Çekisë dhe Anglisë.
Dajaku: 18 vjeçari, luan në tri pozitat e mesfushës ofanzive.
Aktualisht është pjesë e Bayern Munchen II, ku po shkëlqen me paraqitjet e tij.
Futbollisti me prejardhje nga rajoni i Drenicës pritet të jetë poashtu një goditje e madhe te Kosova në repartin ofanziv.