Lady Gaga dhe Christian Carino i dhanë fund marrëdhënies së tyre 2-vjeçare, në muajin shkurt të këtij viti. Të gjithë fansat filluan të mendonin se arsyeja pse Gaga i kishte dhënë fund fejesës së saj ishte pikërisht Bradley Cooper. Gjatë kësaj kohe u përfol se mes këngëtares dhe aktorit kishte më shumë sesa vetëm miqësi dhe se performancat e tyre nuk ishin thjesht aktrim.
Në fakt, arsyeja e vërtetë pse Gaga ka marrë vendimin për t`u ndarë nga Carino nuk ka të bëjë aspak me Bradley-n, por me karrierën e saj. Sipas një burimi për Us Weekly, personaliteti i Carino-s pengonte procesin krijues të këngëtares. “Ajo nuk mund ta rrezikonte karrierën e saj në atë mënyrë, sidomos për një mashkull”, -është shprehur burimi.
Po ashtu, një tjetër burim ka treguar më parë për Us Weekly se, nga fundi i lidhjes, Christian nuk e trajtonte mirë Lady Gaga-n: “Ai ishte xheloz. Mundohej ta gjente se ku ndodhej ajo gjithë kohën dhe i dërgonte shumë mesazhe. As miqtë e saj nuk e pëlqenin [Carino-n]”.