Deputetet e LVV-së dhe Listës “Guxo” të Vjosa Osmanit janë parë në Kuvend të Kosovës të veshura me ngjyrë të bardhë.
Deputetja Doarsa Kica Xhelili ka zbuluar se pse e kanë bërë këtë veprim përmes një shkrimi në Facebook.
“Sot, u veshëm në të bardha në emër të simbolikës së rritjes së numrit të grave deputete në Kuvend. Bardh, në nder të sufrageteve të viteve të 20-ta që ngritën zërin për të drejtën e votës, duke huazuar ngjyrën e përdorur që nga fillimvitet e shekullit 20 e deri te kongresistet në SHBA në vitin 2020, si një shenjë solidariteti edhe një herë. Në nder të të gjitha grave që hapën shtegun para nesh dhe për të gjitha që do vijnë pas”, tha ajo.
“Në nder të qëndresës së çdo gruaje që vazhdon të luftoj e marshoj për të drejtat e saj, përtej datës 8 mars, sepse ia imponon përditshmëria e saj. Jemi këtu për ju! Sot veshur në bardh, simbolikisht, për një premtim për luftimin e vazhdueshëm, jo simbolik por konkret, për të drejtat e juaja”, ka thënë ajo.