Është mësuar identiteti i personit që bëri vetëvrasje sot në burgun e Manastirit. Bëhet fjalë për 54 vjeçarin I.D. nga ky qytet, i cili vitin e kaluar vrau bashkëshorten e tij.
Ai është varur sot herët në mëngjes, raporton Orbis. Atë e ka gjetur njëri pej të punësuarëve në burg, transmeton Gazeta Lajm.“Vdekja është konstatuar nga një mjek i Ndihmës së shpejtë. Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë ëshët dorëzuar për obduksion. Hetime janë në vijim. Nuk ka informacione se pse gati një vit pas vrasjes së gruas së tij, I.D. ende ka qenë në paraburgim”.