Mësohet paga e Amir Rrahmanit te Hellas Verona

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Në Itali janë bërë të ditur edhe pagat e futbollistëve të Hellas Veronas, ku luajnë dy futbollistë shqiptarë Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.

Rrrahmani që ka luajtur në Kosovë për “Ramiz Sadikun” dhe Drenicën, pastaj te Partizani në Tiranë, për të kaluar në Kroaci, ka një pagë të rëndësishme në këtë klub.

Ish-mbrojtësi i Dinamo Zagrebit paguhet 7 500 euro në javë, duke u renditur në mesin e pagave mesatare në klub.

Muaji i bie diku mbi 30 mijë euro, ndërsa viti 360 deri në 400 mijë.

Ndërsa më pak i paguari është Marash Kumbulla, me vetëm 2 000 euro pagë në javë.

Kjo pasi Kumbulla ka ardhur nga akademia, por së shpejti pritet përmirësimi i pagës së tij.

Për lojtarin ka interesim të madh nga klubet italiane. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme