Reshje të dobëta të shiut lokalisht do të vazhdojnë të bien edhe sonte dhe orëve të mëngjesit të ditës së mërkurë. Gjatë ditës vranësirat do të fillojnë të shpërndahen, e në mbrëmje priten kthjellime, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se nga dita e enjte do të mbajë mot me intervale më të gjata me diell, derisa rryma të ngrohta ajrore që do të depërtojnë nga Mesdheu, do të rrisin temperaturat gradualisht edhe mbi vlera mesatare, e në fundjavë maksimalet mund të ngrihen deri në 30C.
Parashikimi për 24 dhe 25 qershor:
24.06.2020 – Reshjet me intensitet më të dobët vazhdojnë lokalisht edhe orëve të mëngjesit. Ditën kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje kthjellime. Temperaturat në vise të ulëta 15C deri 24C, e në vise malore 11C deri 17C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s. Indeksi UV: 4.
25.06.2020 – Në mëngjes më freskët, e në vise të ulëta mundësi për mjegull. Gjatë ditës më shumë diell dhe më ngrohtë. Temperaturat në vise të ulëta 11C deri 28C, e vise malore 10C deri 19C. Do të fryj erë e lehtë nga verilindja 2-4m/s. Indeksi UV: 8.