Njerëzit e suksesshëm ndoshta vazhdojnë të bëjnë gabime të reja por ata kurrë nuk përsërisin një gabim të vjetër.
Gabimet janë ato që na formojnë. Gabimet e biznesit janë ato që na mundësojnë të ecim përpara. Unë kam përjetuar shumë gabime gjatë karrierës time. Unë mendoj se ato më kanë dhënë mjetet për të cilat kam nevojë për të arritur sukses më shumë se sa më kanë dhënë sukseset.
Këtu janë pesë mënyra se si të mësoni nga gabimet tuaja në biznes
Injoroni se çfarë mendojnë të tjerët
Këto mendime përfshijnë shumicën e njerëzve. Personi mesatar nuk e ka arritur dhe as nuk do të arrijë kurrë suksesin të cilin po e synoni. Nëse po kërkoni mendime nga rrjedha ju po kërkoni në vendin e gabuar. Vetëm një përqindje e vogël e njerëzve janë të suksesshëm, kështu që nuk ka kuptim t’i kërkoni shumicës ndihmë.
Mos i injoroni mënyrat e vjetra
Studentët e rinj gjithmonë dëshirojnë të gjejnë atë mënyrën revolucionare për të bërë gjërat. Ata duan të bëjnë këtë në tregun e aksioneve dhe në bizneset e tyre fillestare. Ky është një gabim sepse nëse provoni të bëni diçka shumë ndryshe është një humbje kohe dhe humbje përpjekjesh kur mënyrat e vjetra funksionojnë shumë mirë.
Kur bëni një gabim në biznes ju duhet të analizoni se a keni provuar thjeshtë të jeni shumë të zgjuar. Nganjëherë ju duhet të ktheheni tek ajo mënyra e provuar dhe e testuar.
Jini ambicioz
Nuk po ju them se nuk duhet të jeni kurrë të nxituar, por kam humbur një numër të madh të studentëve të cilët kanë ndjekur mësimet e mia të shitjes dhe kanë provuar të hyjnë shumë herët dhe kanë dështuar. Ju nuk duhet të supozoni që gjithmonë do të fitoni, por me gjithçka në jetë ju duhet të rrezikoni dhe të jeni ambiciozë. Dorëzimi shumë herët do të thotë se do i humbisni ato fitore të mëdha.
Synoni fitoret e vogla
Nganjëherë kemi fitore të mëdha dhe nganjëherë humbje të mëdha. Këto janë ato të cilat kemi tendenca t’i mendojmë një kohë të gjatë. Por shikoni ekuilibrin e çdo biznesi dhe do ta shihni se një pjesë e madhe e të ardhurave të kompanisë vijnë nga fitoret e vogla. Ato vijnë nga klientët e rregullt të cilët paguajnë vazhdimisht.
Fitoret e vogla janë shumë më të vlefshme se ato të mëdhatë. Për më tepër, kjo do të zvogëlojë humbjet tuaja.
Mos vendosni të gjithë energjinë dhe entuziazmin tuaj
Shumica e ndërmarrjeve dështojnë thjeshtë sepse njerëzit mbajnë kapelat e tyre vetëm në një gjuajtje. Mendoni që të shpenzoni të gjitha në tavolinën e pokerit. Sa shpesh ka sukses kjo gjë?
Njëra prej mënyrave që mund të mësoni nga gabimet tuaja të biznesit është të shikoni ndërmarrjet e dështuara para tuajës. Aq shumë ndërmarrës të dështuar vendosën të vënë të gjitha monedhat e tyre në një bast të vetëm. Ata nuk provuan të krijojnë rrjedha të shumta të të ardhurave dhe nuk u përgatitën për skenarin më të keq të mundshëm.
Mësimi nga të tjerët është opsioni më i mirë në dispozicionin tuaj
Këto pesë principe janë pesë gabimet më të mëdha të cilat shkatërrojnë investitorët dhe bizneset. Kontrolloni nëse keni bërë njërin prej këtyre gabimeve, apo po i bëni për momentin.