Ekonomia Online
FUNDIT

Messi afër vazhdimit të kontratës me Barcelonën

Messi afër vazhdimit të kontratës me Barcelonën

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është afër vazhdimit të kontratës me klubin. 32-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij me Barcelonën, por klubi ka filluar bisedimet me argjentinasin për vazhdimin e kontratës. Sipas raportimeve nga e përditshmja spanjolle “Marca”, katalunasit i kanë ofruar kontratë dy-vjeçare Messit. Bisedimet në mes menaxherit dhe klubit […]

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është afër vazhdimit të kontratës me klubin.

32-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij me Barcelonën, por klubi ka filluar bisedimet me argjentinasin për vazhdimin e kontratës.

Sipas raportimeve nga e përditshmja spanjolle “Marca”, katalunasit i kanë ofruar kontratë dy-vjeçare Messit. Bisedimet në mes menaxherit dhe klubit thuhet se janë duke shkuar mirë dhe Messi pritet që shumë shpejt të nënshkruajë kontratën e re.

Messi këtë sezon me katalunasit ka shënuar 26 gola dhe ka bërë 18 asistime në të gjitha garat.

Të ngjashme