Messi do Dybalan në vend të Neymarit

Prishtinë | 22 Kor 2017 | 18:08 | Nga

Paulo Dybala është i preferuari i Lionel Messi si zëvendësues i Neymarit te Barcelona.

Sipas Don Balon, Lionel Messi i ka dhënë Barcelonës një listë kandidatësh që ai dëshiron për zëvendësues të Neymarit nëse ai duhet të bashkohet me Paris Saint-Germainin.

PSG është gati për të joshur Neymarin për të kaluar në kryeqytetin francez, pas po mendon t’ia paguaj klauzolën e lirimit prej 222 milionë eurosh.

Kështu, gjiganti katalunas është në gjueti për një yll të ri të sulmit të skuadrës së tyre.

Messi ka miratuar Paulo Dybalan për rolin e Neymarit dhe sulmuesi i Juventusit thuhet se është kandidati kryesor i klubit.

Megjithatë, nëse ata dështojnë në këtë transferim, Messi dëshiron që klubi të shkojnë pas Angel Di Marias së PSG-së ose sulmuesit të Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme