Messi e Alli synimet e Pochettinos te PSG-ja

Prishtinë | 26 Dhj 2020 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Mauricio Pochettino dëshiron që ta transferojë Lionel Messin te PSG-ja, kur të bashkohet me gjigantin francez, raporton Le Parisien.

Pochettino pritet të konfirmohet te PSG-ja së shpejti, pas shkarkimit të Thomas Tuchelit, dhe dëshiron ta sjellë bashkëkombësin e tij në Parkun e Princave.

The Sun raporton se njëri nga synimet e para të Pochettinos pritet të jetë edhe mesfushori Dele Alli i Tottenhamit.

Alli ishte njëri nga lojtarët kyç te Tottenhami derisa drejtohej nga Pochettino, por nën menaxhimin e Jose Mourinhos minutazha e tij është e limituar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme