E përditshmja madrilene “Marca” ka hapur një sondazh për lexuesit e saj.
“Marca” e cila është një nga gazetat pro madrilene dhe anti Barcelona, ka hapur sondazhin dhe ka futur të gjithë 30 lojtarët të cilët janë në konkurrencë për “Topin e Artë’.
Deri me tani në këtë sondazh kanë votuar rreth 50 mijë persona, dhe bindshëm listës është duke i prirë argjentinasi Leo Messi, të cilin 54.59 % e të anketuarve e shohin si fitues të Topit të Artë, pas tij vjen Ronaldo, me 29.39 %. dhe i treti është anëtari i Atletico Madrid-it, Antionio Griezman, me 3.51 %.
Për më shumë detaje shikojeni listat më poshtë.