“Messi e Ronaldo mund t’i bashkohen Inter Miamit”

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Menaxheri i Minnesota United, Adrian Heath është i bindur se David Beckham do t’i sjellë yjet e futbollit në SHBA

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund t’i bashkohen ekipit Inter Miami në vitet e fundit të karrierës.

Kështu mendon menaxheri i Minnesota United, Adrian Heath.

Legjenda angleze, David Beckham po mundohet ta bëjë të fuqishëm klubin e tij amerikan.

Ish-mesfushori i njohur po planifikon t’i sjellë yjet e futbollit evropian, mbi të gjitha në vitet e fundit të karrierës së tyre.

“Me lidhjet e tij me të dy lojtarët dhe duke u bazuar në planin të cilin e ka bërë Beckham, mund t’i shoh Ronaldon dhe Messin duke iu bashkuar atij në Miami”, ka thënë trajneri amerikan për “The Mirror”.

Kampionati amerikan, MLS në 10 vjetët e fundit ka ditur t’i afrojë yjet e futbollit, në perëndim të karrierës së tyre. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme