Barcelona është optimiste se Lionel Messi do të nënshkruajë kontratë të re në klub.
Presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu është pyetur për të ardhmen e yllit argjentinas në Camp Nou gjatë një ngjarje të fondacionit të klubit.
Dhe, ai ka thënë se klubi pret që argjentinasi ta mbaj fjalën duke e konfirmuar të ardhmen e tij në Barcelonë.
Messi është aktualisht i lidhur me Barcelonën deri në verën e vitit 2018.