Moratti ka shuar ëndrrën e tifozëve të Interit.
Lionel Messi asnjëherë s’do të largohet nga Barcelona, çka do të thotë se thashethemet për një transferim të mundshëm te Interi do të mbesin gjithmonë vetëm thashetheme.
Massimo Moratti, që nisi gjithçka duke i gëzuar të gjithë, edhe pse realisht duke e pamundur, tani e ka pranuar se Messi nuk do të shkojë në Inter.
“Ai është ëndrra e të gjithëve”, tha ish presidenti i Interit.
“Edhe sot ai është më i miri në botë, por s’do të largohet nga Barcelona”.