Messi i bashkohet garës për Këpucën e Artë

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi është futur bindshëm në garë për trofeun “Pichichi”, për golashënuesin më të mirë në La Liga, falë dy golave që i shënoi në fitoren e Barcelonës kundër Athletic Club.

Messi e ka fituar çmimin për golashënuesin më të mirë në La Liga plot shtatë herë dhe ai do të kërkojë ta fitojë të tetin në atë që mund të jetë sezoni i tij i fundit në Barcelonë.

E pabesueshme por Messi e shënoi vetëm një gol në gjashtë ndeshjet e para këtë sezon, por u zgjua nga gjumi më kohë.

Ai i ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e fundit dhe ndeshja e vetme në të cilën ai dështoi të shënojë ishte kundër Huescas, falë një paraqitjeje të mrekullueshme nga portieri Alvaro Fernandez.

Për më tepër, Messi u duk shumë i lumtur dhe se po e shijonte lojën për herë të parë këtë sezon mbrëmë kundër Athletic.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme