David Beckham është duke i përshpejtuar përpjekjet për ta transferuar Lionel Messin në klubin e vet në MLS, Inter Miami.
Beckham e ka dërguar sekserin e vet Paul McDonough në Londër për të biseduar me babanë e superyllit të Barcelonës, Jorge, sipas The Sun.
Ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Anglisë ka synime të mëdha si pronar i Inter Miamit dhe e do Messin pjesë të tij.
Inter Miami do t’i bashkohet ligës amerikane sezonin e ardhshëm, me gjithë problemet për gjetjen e stadiumit të ëndrrave.
Lajmet se Messi mund të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë verën e ardhshme e kanë alarmuar Bechkamin dhe McDonough, me këtë të fundit që është nisur drejt Londrës për bisedime me të atin e argjentinasit.