Ylli i skuadrës Barcelona, Lionel Messi, ka paralajmëruar menaxherin, Ernesto Valverde, se tre lojtarë janë duke e penguar skuadrën.
Kampionët e La Ligas vazhdojnë ta kryesojnë listën pas fitores ndaj klubit, Rayo Vallecano me rezultat 3-2.
Mirëpo kapiteni i këtij klubi nuk është i impresionuar me tre lojtarë nga skuadra e tij, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Ai beson se futbollistët, Rafael Alcántara, Ousmane Dembele dhe Sergi Roberto, nuk janë duke e dhënë më të mirën në fushë, prandaj edhe po e dëmtojnë ekipin.