Sulmuesi i Iranit, Sardar Azmoun është pensionuar nga përfaqësuesja në moshën 23-vjeçare, duke pohuar se nëna e tij është në gjendje të rëndë shëndetësore shkaku i fyerjeve që janë bërë ndaj tij.
Azmoun – i njohur me nofkën “Messi iranian” – ka realizuar 23 gola në 33 paraqitje për kombëtaren e tij para Botërorit.
Ai nuk realizoi asnjë gol në Botëror dhe ekipi i tij përfundoi në pozitën e tretë të grupit B, transmeton Koha.net.
Azmoun pensionimin nga kombëtarja e quajti si të “dhimbshëm”.
Ai realizoi 11 gola në 14 ndeshje kualifikuese dhe luajti për 90 minuta në tri ndeshjet e grupit kundër Marokut, Spanjës dhe Portugalisë.
“Nëna ime është në gjendje të keqe shëndetësore ndërsa unë isha i lumtur”, ka thënë Azmoun.
“Fatkeqësisht shkaku i jo mirësisë të disa njerëzve dhe fyerjeve të pamerituara që kam marrë unë dhe bashkëlojtarët e mi, asaj i është përkeqësuar gjendja”.
“Kjo më ka vënë në situatë të vështirë për të vendosur ose njërën ose tjetrën – dhe si rezultat kam vendosur për nënën”, ka thënë veç të tjerash ai.