Messi me shokë pranojnë që të mos marrin paga këto ditë krize

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Messi me shokë s’do të marrin rroga derisa edhe futbolli t’i kthehet normalitetit

Ndërprerja e futbollit për shkak të koronavirusit pritet të lërë pasoja ekonomike te klubet, por Barcelona duket se ka gjetur zgjidhjen për të minimizuar sadopak dëmet, pasi ka vendosur të ndërpresë pagat e lojtarëve për periudhën që nuk luhet futboll.

Pas një takimi të presidentit Josep Bartomeu me senatorët e skuadrës, si Lionel Messi, Pique, Busquets e Sergi Roberto, është vendosur që të aplikohet ndalja e pagave, ndërsa kjo skemë do të aplikohet vetëm te skuadra e parë, raportojnë mediat spanjolle.

Megjithatë para se të aplikojë këtë vendim te skuadra e tij, presidenti Bartomeu ka planifikuar edhe një takim me Shoqatën Europiane të Futbollistëve dhe UEFA-n, për të gjetur një skemë homogjene për të gjithë skuadrat në Europë, pasi të gjithë klubet kanë nevojë për një farë kursimi, në këto momente të vështira.

Ka më shumë se një javë që tashmë është paralizuar sporti, ashtu si pothuajse gjithçka tjetër në botë, për shkak të koronavirusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme