Messi nuk do kontratë afatgjate me Barcelonën, dëshiron të rinovojë në “stilin Iniesta”

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi thuhet se dëshiron të vlerësojë gjendjen e tij përpara çdo rinovimi të kontratës me Barcelonën.

Ylli argjentinas është lojtari kryesor i ekipit katalunas për më shumë se dhjetë vite dhe tashmë është bërë një idhull në Camp Nou.

Kontrata e lojtarit thuhet se zgjat deri në viti 2021, por drejtuesit dhe tifozët e Barcelonës e duan Messin edhe për shumë vite në ekip.

Megjithatë, sipas mediumit katalunas Mundo Deportivo, Messi ka ndarë mendjen dhe dëshiron të rinovojë në “stilin Iniesta”.

Messi, i cili do të mbush 33 vjeç në qershor dhe siç bëri Iniesta në kohën e tij, nuk dëshiron të mashtrojë askënd dhe lërë më pak veten. Ai nuk do të zvarritet me fanellën e Barçës.

Ai thuhet se do të vlerësojë gjendjen e tij fizike dhe humorin nga viti në vit dhe kështu do të vendosur për rinovimin e kontratës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme