Më 30 qershor Lionel Messi do të lidhë kurorë me Antonella Rocuzzo, në Rosario të Argjentinës, vendlindja e të dyve. Por ajo që spikat ka të bëjë me të ftuarit.
Jashtë saj qëndron ish-tekniku i Barcelonës, Luis Enrique dhe asnjë nga pjesëtarët e stafit teknik. Ndoshta një veprim i tillë i jep edhe shpjegim largimit të 47-vjecarit, mosmarrëveshje mes të dyve.
Ndërkohë, zyrtarisht të ftuar janë shokët e skuadrës, mjekët, masazhatorët dhe fizioterapistët. Gjithashtu nuk kanë marrë ftesë as drejtuesit e klubit blaugran.
Zyrtarisht numri i atyre që do të marrin pjesë në dasmë është 700. Messi dhe bashkëshortja e tij kanë kërkuar që të ardhurat të shkojnë për fondacionin e argjentinasit “Leo Messi” ku sulmuesi është president i saj.