Tifozët në mbarë botën mendojnë se Messi është pa rival për “Topin e Artë” dhe do ta fitojë për herë të gjashtë në karrierë.
Pas shumë trajnerëve dhe analistëve, që kanë dhënë mendimet e tyre lidhur me fituesin e mundshëm të “Topit të Artë” për vitin 2019, tani për këtë janë pyetur edhe fansat në mbarë botën.
Në anketën e MARCA-s, ku kanë votuar deri më tani mijëra tifozë, 97% mendojnë se Leo do ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit, kurse vetëm 3% mendojnë se 10-shi i Barcelona s’mund ta fitojë.
Leo po shijon një tjetër sezon mbresëlënës me Barcelonën.
Ai shkëlqeu ditë më parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, duke shënuar 2 gola, për të shkuar në kuotën e 600 finalizimeve në karrierë me fanellën e katalunasve.
Këtë edicion, ai është golashënuesi më i mirë në La Liga, në Champions League dhe gjithashtu në Evropë.
Në total, Messi ka shënuar 48 gola në 46 paraqitja – 2 gola më shumë se ndeshje dhe ka dhuruar edhe 22 asistime.
Pra, argjentinasi është përfshirë direkt në 70 gola këtë edicion për Barcelonën.
“Këpuca e Artë” tashmë duket vetëm formalitet për Leon, pasi rivali më i afërt me katër gola prapa, Mbappe, është dënuar me tri ndeshje dhe pothuajse cdo gjë ka marrë fund.
Objektivi i Leos është Championsi dhe Topi i Artë, pasi në këtë mënyrë do të linte shumë prapa Cristiano Ronaldon. Nëse fiton Championsin, do të barazojë CR7-tën me trofe, dytë nga 5, nëse fiton Topin e Artë, do ta kalonte portugezin, 6 me 5, derisa tashmë e ka lënë prapa për Këpucën e Artë, 5 me 4 dhe është rrugës për të gjashtën. Messi gjithashtu është favorit që tani edhe për çmimet e më të mirit nga UEFA e FIFA