Argjentinasi Lionel Messi është emëruar në skuadrën e Barcelonës për ndeshjen e Champions Leagues kundër Interit, transmeton Klan Kosova.
Blaugranët bënë publik lajmin të dielën duke deklaruar se Messi është i përfshirë në formacion por jo i rikuperuar plotësisht.
Ekipi spanjoll ka qenë pa Messin për katër ndeshjet e fundit ne të gjitha garat pas lëndimit të tij kundër Sevillas më 20 tetor.
31-vjeçari u kthye në trajnim të mërkurën dhe tani është i përfshirë në skuadrën që do të udhëtojë për në Itali.
Barcelona – Inter do të ndeshen në kuadër të Grupit B në Champions League dhe do të ndeshen për kualifikime në fazat tjerë të kësaj kupe.
Përfshirjen e Messit në ekip e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Barcelonës në Twitter.