Lionel Messi e ka marrë veten plotësisht pas infektimit me koronavirus dhe është rikthyer në stërvitje me Paris Saint-Germainin.
Messi ishte prekur nga Covid-19 në fund të dhjetorit, gjatë festave të fundvitit në atdheun e vet Argjentinë, ku kishte qëndruar i izoluar deri në fund të javës së parë të janarit, raporton Gazeta Express.
Ai u kthye në Paris më 5 janar por atij i janë dashur gati dy javë për ta marrë veten plotësisht nga virusi, edhe pse kishte dalë negativ në testin për koronavirus.
PSG-ja njoftoi se ai i nisi stërvitjet me skuadrën të martën dhe sot e publikoi një video ku 34-vjeçari shihet duke ushtruar.