Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të luajnë në Paris Saint-Germain dhe trajner do ta kenë Pep Guardiolën vitin e ardhshëm, thotë Fabrice Pancrate.
Leo Messi tashmë ia ka komunikuar lajmin Barcelonës se dëshiron të largohet dhe dëshira e tij është ta bëjë këtë në mënyrën sa më të mirë e jo nga dera prapa, derisa Barça po insiston të mos e lëshojë argjentinasin.
L’Equipe raporton se drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, e ka kontaktuar babain e 33-vjeçarit për ta pyetur për situatën, derisa ai i është përgjigjur se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka zgjedhur Manchester Cityn.
Sido që të jete, Pancrate, që ka luajtur për PSG-në mes viteve 2004 dhe 2009, beson se kampioni i Ligue 1 ka një plan që përfshinë jo vetëm Messin, por edhe Guardiolën dhe yllin e Juventusit, Ronaldon.
“Do të ju them se çfarë mendoj, përveç qytetit – sepse Manchesteri është i shëmtuar, gjithmonë me shi, ka shumë gjëra që më shtynë të them se Messi do të shkojë në Paris”, tha ai për Le Parisien.
“Dhe Ronaldo do t’i bashkohet atij në vitin 2021. Dhe Guardiola gjithashtu”.