Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka fituar çmimin e lojtarit të muajit shkurt në La Liga Santander.
Ai shënoi shtatë gola dhe dhuroi dy asistime në pesë ndeshjet e muajit të kaluar të Barcelonës.
Në pesë ndeshjet e Barcelonës të zhvilluara gjatë muajit shkurt, katalunasit arritën katër fitore dhe një barazim, duke marrë 10 nga 12 pikët e mundshme dhe duke iu afruar Atletico Madridit në renditjen tabelare.
Messi pati paraqitje fantastike gjatë muajit shkurt, ndërsa njolla e vetme jashtë La Ligas mbetet humbja 1:4 ndaj Paris Saint-Germain në Champions League midis “Camp Nout”.