Nata e sotme ka qenë e veçantë për Lionel Messin, pasi ai ka arritur të thyejë një rekord i cili deri pak kohë më parë mendohej i pakalueshëm, atë të legjendës Gerd Myler.
Messi, i cili regjistroi sot ndeshjen e tij të 401 me Barcelonën në kampionatin spanjoll, realizoi golin e 366-të në La Liga në suksesin 4-2 ndaj Real Sociedad. Kësisoj, ai arriti të kalonte Myler duke u bërë lojtari që ka shënuar më shumë gola në një nga 5 kampionatet kryesore europiane me një klub të vetëm.
Myler kishte vendosur rekordin e mëparshëm prej 365 golash duke luajtur në Bundesligë me fanellën e Bayern Munich, nga viti 1964, deri në 1979, duke luajtur 427 ndeshje.