Legjenda argjentinase, Lionel Messi ka reaguar për herë të parë pas testimit me Covid19.
Messi theu heshtjen në lidhje me gjendjen shëndetësore, duke postuar në Instagram një foto nga shtëpia e tij në Paris.
“Siç e dini, kam Covid dhe dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve për mesazhet që me keni dërguar”, shkroi Messi.
“Dëshiroj të ju tregoj që mori më shumë kohë se sa kam menduar që të shërohem, por jam pothuajse i shëruar dhe shpresoj që sa më shpejt të kthehem në fushë”.
“Jam stërvitur ditëve të fundit për të arritur në 100 për qind. Ka shumë sfida të mëdha që na presin këtë vit dhe shpresoj që ta shohim njëri tjetrin së shpejti. Ju faleminderit të gjithëve”.
Paris Saint-Germain dhe Federata e Futbollit të Argjentinës janë pajtuar që Messi të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Kombëtares se Argjentinës kundër Kilit dhe Kolumbisë më 27 janar dhe 1 shkurt respektivisht.