Messi tregon nëse do të luajë në ndeshjet e fundit të sezonit

Prishtinë | 18 Tet 2023 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi u rikthye në formacionin fillestar, luajti në të gjitha 90 minutat dhe shënoi dy gola pasi mungoi në ndeshjen kundër Paraguait.

Por, për shkak të një dëmtimi pjesëmarrja e tij në ndeshjet e fundit të Inter Miami-t në sezonin MLS ka qenë në dyshim, raporton Marca.com, transmeton Klankosova.tv

Ndërsa Inter Miami tashmë është eliminuar nga gara për një vend në play-offin e MLS-së, Messi pas fitores së Argjentinës tha se ndihet mirë dhe e la të hapur mundësinë për të luajtur sërish për Miami para përfundimit të sezonit të rregullt.

Inter Miami ka dy ndeshje të mbetura në sezonin e rregullt MLS, të dyja kundër Charlotte FC, të planifikuara për 18 dhe 21 tetor, pa asnjë shans për të kaluar në play-off.

Skuadra e drejtuar nga Gerardo ‘Tata’ Martino fitoi Kupën e Ligës, por mbeti larg pozitave pas sezonit, duke qenë e dyta e fundit e 15 vendeve me 33 pikë në Konferencën Lindore.

Të ngjashme