Lionel Messi nuk do ta shohim prapa grilave të burgjeve spanjolle. Sulmuesi argjentinasi i është hequr dënimi me burg, duke iu shndërruar në dënim me të holla prej 250 mijë euro.
Yllit të Barcelonës i ishte hequr dënimi prej 21 muajve burgim për mashtrim tatimor, transmeton Telegrafi.
Futbollisti dhe i ati janë shpallur fajtor për evazion fiskal vitin e kaluar, ku Messi raportohej se nuk kishte paguar tatimin në vlerë prej 4.1 milionë eurove.
Ndryshe, Messi pritet që këto ditë edhe zyrtarisht të rinovojë kontratën me katalonasit.