Meta bën thirrje për dialog

Prishtinë | 02 Pri 2017 | 13:00 | Nga

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, ka thënë se partia që drejton ai asnjëherë nuk i ka shërbyer nxitjes së konfliktit, por i ka shërbyer vetëm nxitjes së dialogut.

“Vetëm nëpërmjet dialogut politik mund të forcohen institucionet në vend”, ka thënë Meta pjesë në një takim me të rinjtë e LRI-së së Kuçovës.

Duke folur për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen këtë vit në Shqipëri, ai ka theksuar se suksesi i zgjedhjeve të ardhshme nuk është as rezultati i LSI-së dhe as rezultati i askujt tjetër. “Suksesi i zgjedhjeve, standardi i besueshmërisë që ato do të realizojnë, është për qytetarët tanë. Nga zgjedhjet varet shumë fati i të rinjve e të rejave të Shqipërisë dhe i të ardhmes evropiane të vendit tonë”, ka thënë Meta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme