Meta dekoron zjarrfikësit suharekas, Muharremaj krenar me profesionalizmin e tyre

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Pas dekoratave që ka ndarë presidentit i Shqipërisë, Ilir Meta për Njësinë e Zjarrfikëseve nga Suhareka, ka reaguar kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, i pari i Suharekës ka thënë se janë krenarë me profesionalizmin e tyre.

“Sot Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekoruar Njësinë e Zjarrfikësve nga Suhareka, për heroizmin dhe solidaritetin vëllazëror të treguar gjatë intervenimit në tërmetin e fundit. Ne jemi krenarë me profesionalizmin e tyre”, ka shkruar Muharremaj.

Të ngjashme