Presidenti Ilir Meta ka dekretuar qeverinë e re ‘Rama II”, të 12 ministrat. Dekreti ka ardhur një ditë pas dekretimit të Edi Ramës si kryeministër i qeverisë së Shqipërisë. Vendimi sapo është firmosur në Presidencë.
Nesër në Kuvend do të prezantohet programi i Qeverisë ‘Rama” për 4 vitet e ardhshëm, shkruan syri.net.
Shkresa e Ramës drejtuar Presidentit Ilir Meta:
Z.Ilir Meta President i Republikës
Lënda: Propozim për përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe emërimin e ministrave. Zoti President, Si kryeministër i emëruar, mbështetur në pikën 1, të nenit 98, të Kushtetutës, Ju paraqes përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe propozimet për emërimin e ministrave përkatës, si më poshtë vijon:
Z. Edi Rama- Kryeministër
Znj, Senida Mesi- Zëvëndëkryeministre
Z. Ditmir Bushati- Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Znj. Olta Xhaçka- Ministre e Mbrojtjes
Z. Fatmir Xhafaj- Ministër i Brendshëm
Z. Arben Ahmetaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Z. Damian Gjinkuri- Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Znj. Lindita Nikolla- Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Znj. Etilda Gjonaj- Ministre e Drejtësisë
Znj. Mirela Kumbaro Furxhi- Ministre e Kulturës
Z. Niko Peleshi- Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Znj. Ogerta Manastirliu- Ministre e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale
Z. Blendi Klosi- Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Z. Pandeli Majko- Ministër i Shtetit për Diasporën
Znj. Sonila Qato- Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Dje, Presidenti Meta dekretoi emërimin e zotit Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
D E K R E T PËR EMËRIMIN E KRYEMINISTRIT
Në mbështetje të nenit 93 dhe 96, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të partisë që ka shumicën e vendeve në Kuvend,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10603
Tiranë, më 09.09.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META