Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka njoftuar një konferencë për mediet në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.
Zyra e shtypit ka paralajmëruar se Meta do të dalë përpara medieve në orën 11:00 të paradites së sotme. Presidenti i Republikës do të japë propozimin e tij për zgjidhjen e krizës së rëndë politike dhe do të jetë i hapur për çdo pyetje!
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të dalë sot në një konferencë për shtyp në ora 11:00, në ambientet e Institucionit, për votimet socialiste të 30 qershorit. Ftohet media të jetë e pranishme edhe me transmetim LIVE!”, thuhet në njoftimin zyrtar.