Presidenti shqiptar Ilir Meta ka dekretuar Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin në detyrat e reja në ministri përkatësisht tek ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes.
Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter, njoftoi ndryshimet në qeveri.
Ai ka falënderuar Gent Cakajn për punën gjatë kryesimit të OSBE-së, ndërsa vendosi të rikthejë Peleshin në qeveri.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e Edi Rama nga detyra e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Olta Xhaçka nga detyra e ministrit të Mbrojtjes. Po sot, Presidenti Meta ka dekretuar emërimin e Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.