Kryetari në detyrë i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka nxjerrë dy ditë më parë urdhrin për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme parlamentare në 24 korrik.
Sipas këtij urdhri, rendi i ditës në këtë mbledhje do të ketë vetëm një pikë, atë të betimit të Presidentit të ri të vendit.
Ilir Meta u zgjodh President në muajin maj vetëm me votat e maxhorancës së asaj kohe, ndërkohë që opozita e bojkotoi procesin, raporton Panorama.