Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Il Messaggero”, ku ka folur ndër të tjera edhe për çështjen e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Meta tha se Kosova dhe Serbia duhet të konsolidojnë marrëdhëniet e të shkojnë bashkë drejt BE pa prekur çështjen e kufijve.
Ai foli dhe për takimin e nesërm në Vatikan me Atin e Shenjtë ku shprehu falënderim për mbështetjen e dhënë ndaj Shqipërisë.
Gjithashtu, presidenti Meta ka folur edhe për takimin e nesërm në Vatikan me Atin e Shenjtë. ‘Falenderim për mbështetjen e dhënë ndaj Shqipërisë’, është shprehur presidenti Meta.