Meta: Kryesimi i rradhës i OSBE-së nga Shqipëria, arritje e madhe

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella.

Në një postim në Facebook, Meta  ka shkruar se kryesimi i rradhës i OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020 është përgjegjësi dhe arritje e madhe.

“Shqipëria duhet tē reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet mē tē mira të OSBE. Kemi besim tek mbështetja dhe bashkëpunimi i Asamblesë Parlamentare të OSBE”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme