Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vizituar Egjiptin.
Meta tha se është mbresëlënëse vizita në Piramidat e Gizës, ku ai tregon se ka pasur mundësinë të shoh nga afër Sfinksin e madh, por edhe një nga Shtatë mrekullitë e botës, Piramidën e Keopsit.
“Në Kajro mund të kuptosh shumë mirë, si në asnjë vend tjetër, qytetërimin mijëravjeçar të Egjiptit, por njëkohësisht edhe vlerat e jashtëzakonshme që ka për të gjithë qytetërimin botëror e gjithë kjo pasuri e trashëguar”,ka shkruar Meta në rrjetin social Facebook.