Meta: Miratimi i marrëveshjes së Prespës, arritje historike

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur sot votimin e parlamentit të Greqisë, i cili ratifikoi marrëveshjen për emrin me Maqedoninë.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidentit Meta e cilëson këtë votim si një arritje historike për rajonin.

“Miratimi i Marrëveshjes së Prespës edhe nga Parlamenti grek është një lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën europiane dhe euro-atlantike të rajonit tonë! Përgëzime për këtë arritje historike”, shkruan presidenti Ilir Meta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme