Kreu i Shtetit, Ilir Meta ripostoi një status në Facebook të Komisioneres për të Drejtat e Njeriut në Këshillin Evropian, Dunja Mijatoviç, duke shkruar në lidhje me paketën anti-shpifje që pritet të votohet këtë javë në Parlament.
“Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare! Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej! Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur!”, shkruan Meta.