Presidenti shqiptar Ilir Meta ka pasur një takim lamtumirës me ambasadorin e Austrisë, Johann Sattler.
Meta i shprehu mirënjohjen diplomatit austriak për angazhimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.
“Ishte kënaqësi e veçantë të falënderoja ambasadorin e Austrisë, z. Johann Sattler në përfundim të detyrës së tij, për angazhimin e palodhur për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona”, tha Meta.
Nuk mungoi dhe një falënderim i posaçëm nga ana e Metës për promovimin që ambasadori Sattler u bëri maleve të Shqipërisë, ndërsa aktivitetet kulturore ishin mbresëlënëse si asnjëherë më parë.