Meta pret zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 17:21 | Nga

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, zotin Damir Krstičević.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera historike e tradicionale midis dy vendeve e dy popujve dhe shprehu besimin se falë vizionit dhe interesave të përbashkëta, këto marrëdhënie do të forcohen më tej në të ardhmen.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe besimin se kjo mbështetje do të jetë e qenësishme edhe për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Duke u ndalur në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, Presidenti Meta, vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer në këtë fushë, në kuadër të Kartës së Adriatikut, si dhe për partneritetin e shkëlqyer si dy vende anëtare të NATO-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme