Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen.
“Kënaqësi e veçantë të takohesha mbrëmë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen! Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë europiane”, ka shkruar Meta në rrjete sociale.