Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi.
Sipas njoftimit për media të Presidencës, Meta e Thaçi kanë me të cilin u diskutua rëndësia e integrimit evropian të të dy vendeve, dhe të rajonit në përgjithësi.
“Presidenti i Republikës vlerësoi qasjen pozitive të Qeverisë së Maqedonisë për reformat gjithëpërfshirëse dhe kontributin e rëndësishëm të faktorit politik shqiptar në këto procese jetike. Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë rajonin, zgjidhja e çështjes së emrit, me qëllim marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, duke theksuar rëndësinë që ka angazhimi dhe përfshirja aktive e Partisë Demokratike Shqiptare dhe të gjithë faktorit politik shqiptar në Maqedoni në këtë proces të rëndësishëm”, thuhet në njoftimin për media të Presidencës shqiptare.