Meta: Të bashkohemi kundër shpopullimit, duhen politika konkrete

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Largimi i shqiptarëve nga vendi është rikthyer sërish në ligjëratën e presidentit Ilir Meta, i cili ka publikuar një tjetër artikull të revistës “Monitor” për këtë çështje.

Kreu i shtetit kërkon zgjidhjen sa më shpejt të krizës politike dhe institucionale dhe marrjen e politikave konkrete për të motivuar të rinjtë të mos largohen nga vendi.

Postimi i Presidentit Ilir Meta

Zgjidhja e krizës së thellë politike dhe institucionale është domosdoshmëri për të frenuar ritmet dramatike të shpopullimit të vendit. Ndërsa të gjithë forcat politike duhet të angazhohen me politika konkrete për t’i motivuar shqiptarët e sidomos të rinjtë për të pasur mundësi më të mira të punësimit dhe karrierës këtu. Një vend pa rini, si një shtëpi pa fëmijë! Shqipëria meriton një të ardhme të sigurt! Të bashkohemi kundër shpopullimit! Koha po rrjedh më shpejtësi dhe nuk kthehet mbrapa. Koha nuk pret!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme