Meta uron nisjen e muajit të Ramazanit: Ta rizgjojmë shpresën për ditët më të mira që po afrojnë

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Meta uron agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë besimtarët, teksa shton se gjithashtu se me lutjet jemi më pranë njerëzve në nevojë e çdo shqiptari për të rizgjuar shpresën për ditët më të mira, që po afrojnë, njofton Klan Kosova.

Postimi i plotë:

Të dashur motra dhe vëllezër të besimit Islam,

Gëzuar Muajin e bekuar të Ramazanit!

I bashkohem urimit për agjërim të lehtë e të pranuar dhe lutjeve të çdo besimtari, që Zoti t’i falë mëshirën e Tij, t’ia shpërblejë sakrificën e shumëfishtë dhe të lehtësojë dhembjen e çdokujt, veçanërisht në këtë periudhë sprovash të mëdha, me të cilat përballen të gjithë shqiptarët.

Me lutjet dhe përkushtimet tona, me shpirt dhe zemër, duke u shërbyer me përulësi, të jemi më pranë të sëmurëve, të pamundurve, të moshuarve dhe çdo shqiptari në nevojë për të rizgjuar shpresën për ditët më të mira, që po afrojnë dhe që patjetër do të vijnë për Shqipërinë!

NGA MOT GËZUAR MUAJIN E MADHËRISHËM TË RAMAZANIT!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme